Pikat kryesore
- Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
- Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.
- Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.
Ndryshime ne Policinë e Shtetit. Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka. Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi. Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës. Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër. Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës. Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë. Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër. Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren/ Elbasan, vihet në pranga drejtuesi i automjetit Përplasi për vdekje të miturin/ Fier, arrestohet 30-vjeçari Plagosen disa persona në Suedi, autori qëllohet nga policia