Pikat kryesore
- Ismail Qemali ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, i njohur si udhëheqësi i së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
- Ai u bë kryeministri i parë i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë disa ditë më vonë, më 4 dhjetor 1912.
- Qeveria e tij kishte misionin të vendoste themelet e shtetit të ri shqiptar dhe të siguronte njohjen ndërkombëtare.
Studiuesi Auron Tare zbuloi në një intervistë për “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN, një letër që në fakt mund të konsiderohet e para e shtetit shqiptar, pas së Pavarësisë, në të cilën tregohet edhe korrupsioni në shoqërinë shqiptare. “Është një letër në arkivin kombëtar, dërguar nga Myftiu i Tepelenës për Ismail Beun në datën katër apo pesë dhjetor dhe i thotë “Ismail Bej të puthsha dorën” e tjerë e tjerë “mos harro” i thotë, “fjalën që më dhe, që vëllain tim të ma dërgosh thotë kryetar dogane në Sarandë. Kjo është letra e parë e shtetit shqiptar”, tha Tare. Ismail Qemali ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, i njohur si udhëheqësi i së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ai u bë kryeministri i parë i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë disa ditë më vonë, më 4 dhjetor 1912. Qeveria e tij kishte misionin të vendoste themelet e shtetit të ri shqiptar dhe të siguronte njohjen ndërkombëtare. Ismail Qemali e mbajti mandatin deri më 22 janar 1914, kur dha dorëheqjen për shkak të krizës politike dhe presioneve të jashtme. Pavarësisht periudhës së shkurtër në detyrë, ai mbetet simboli kryesor i shtetformimit shqiptar.