Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përmendur sot Rexhep Selimin e ish krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, teksa ka thënë se ata po mbahen atje padrejtësisht.
Por, Kurti e bëri publike këtë pikërisht tani, e sipas tij, kjo për një arsye të vetme.
“Sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës”.