Pikat kryesore
- TIRANË- Leku ka vijuar revanshin ndaj monedhës europiane dhe aktualisht sipas kursit zyrtar një euro po këmbehet me rreth 93 lekë, i cili rezulton një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara deri më tani.
- Kreu i Bankës Qendrore theksoi se forcimi i lekut ndikon pozitivisht në kontrollin e inflacionit, që mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë.
- Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2021, leku është forcuar në mënyrë të qëndrueshme kundrejt euros/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News.
TIRANË- Leku ka vijuar revanshin ndaj monedhës europiane dhe aktualisht sipas kursit zyrtar një euro po këmbehet me rreth 93 lekë, i cili rezulton një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara deri më tani. Gjatë raportimit në komisionin për nismat qytetarët guvernatori Gent Sejko tha se ky zhvillim është mbështetur nga rritja e të ardhurave nga turizmi, remitancat, investimet e huaja direkte, të ardhurat nga puna dhe përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Kreu i Bankës Qendrore theksoi se forcimi i lekut ndikon pozitivisht në kontrollin e inflacionit, që mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2021, leku është forcuar në mënyrë të qëndrueshme kundrejt euros/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Çmimet shtrenjtohen më tej/ Inflacioni arrin në 3.2 për qind, tejkalon objektivin e Bankës Qendrore Censi i bujqësisë nis në tetor/ Kuvendi i jep “ok”, së shpejti puna në terren Samiti i NATO/ Shkrepet foto familjare, Rama mes liderëve të vendeve të Aleancës