Leka: Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Mahmutaj: Qytetarët reaguan, por…

Leka: Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Mahmutaj: Qytetarët reaguan, por…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist tha se “Besa” do shihet si një nga shtyllat e reflektimit për mandatin e katërt të qeverisjes.
  • Rama tha se qytetarët që protestojnë nuk duhen parë si kundërshtarë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje brenda administratës dhe qeverisjes.
  • Analisti Martin Leka tha se administrata është e keqja e PS, pasi është e paaftë.

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist tha se “Besa” do shihet si një nga shtyllat e reflektimit për mandatin e katërt të qeverisjes. Rama tha se qytetarët që protestojnë nuk duhen parë si kundërshtarë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje brenda administratës dhe qeverisjes. Analisti Martin Leka tha se administrata është e keqja e PS, pasi është e paaftë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Leka u shpreh se Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se protesta ishte reagim i qytetarëve, por ka shkuar në drejtim të gabuar. Martin Leka: Shkaku ka qenë protesta dhe flamingo, për t’iu drejtuar administratës së vet, që është e keqja e madhe e PS. Rama duhet ta kërkojë të keqen e qeverisë se vet, tek administrata. Administrata është në pikën kritike të saj. Administrata është e mbingarkuar, e korruptuar, e paaftë dhe është një administratë e cila në rastin më të keq, nuk ka asnjë ambicie për të ndryshuar Shqipërinë. Unë mendoj se duhet dhe Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Fatos Mahmutaj: Protesta ishte reagimi i fundit i qytetarëve, ishte mbingarkuar situata publike në vend. Qytetarët reagojnë me protesta. Nuk ka pasur hetim sepse Kushner nuk ka shkelur asnjë ligj. Protesta ishte hallka e fundit qytetarët reaguan, por ka marrë drejtim tjetër. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestuesit, gurë policisë/ Leka: Aktet e dhunshme tregojnë nervozizmin e organizatorëve dhe pagatorëve të tyre “Do t’i bënte mirë vetes”, Leka: PD duhet të jetë më bashkëpunuese për integrimin në BE “Paketa e Maleve”, Martin Leka: Mbi 99 për qind e protestuesve nuk e dinë çfarë përmban, e kundërshtojnë apriori

Lini një Përgjigje