Pikat kryesore
- Legjenda e Juventusit, Dino Zoff, është shprehur i habitur me vendimin e trajnerit Igor Tudor për t’i dhënë Kenan Yildizit shiritin e kapitenit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
- Yildiz, i cili mori shiritin nga Manuel Locatelli në përballjen me Veronën, u paraqit si kapiten i Juventusit në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje që bardhezinjtë e humbën.
- Pas takimit, talenti turk u shpreh krenar për përgjegjësinë e marrë, duke thënë se nuk e ndjeu si barrë shtesë.
Legjenda e Juventusit, Dino Zoff, është shprehur i habitur me vendimin e trajnerit Igor Tudor për t’i dhënë Kenan Yildizit shiritin e kapitenit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Yildiz, i cili mori shiritin nga Manuel Locatelli në përballjen me Veronën, u paraqit si kapiten i Juventusit në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje që bardhezinjtë e humbën. Pas takimit, talenti turk u shpreh krenar për përgjegjësinë e marrë, duke thënë se nuk e ndjeu si barrë shtesë. Megjithatë, Zoff nuk e ka parë me të njëjtin sy këtë vendim. “Nuk e kuptova fare këtë. Pse t’i japin shiritin e kapitenit një lojtari kaq të ri? “Ka lojtarë shumë më me përvojë në skuadër që mund ta mbajnë këtë rol pa ndikuar në zhvillimin e Yildizit,” shtoi ish-portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit. Vendimi i Tudor për të promovuar Yildizin si kapiten është komentuar gjerësisht në Itali, me tifozët dhe analistët të ndarë mes vlerësimit për guximin e trajnerit dhe kritikave për rrezikun që mund të sjellë një përgjegjësi e tillë për një lojtar të ri. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 18:39 ‘Vuloset’ fitorja e Turqisë, ‘Dardanet’ e pësojnë edhe golin e katërt 10/24/2025 18:33 Legjenda e Juventusit e kritikon rëndë Tudorin 10/24/2025 17:50 Mbyllet pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’