Legalizimet, nis numërimi mbrapsht/ ASHK: Procesi mbyllet në 2028. Ritëm rekord

Legalizimet, nis numërimi mbrapsht/ ASHK: Procesi mbyllet në 2028. Ritëm rekord

Pikat kryesore

  • TIRANË- Procesi i legalizimeve në Shqipëri parashikohet të përmbyllet brenda dy viteve.
  • Ky është afati i dhënë nga drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në nënkomisionin për për Auditimin e Sektorit Publik.
  • Sipas kreut të ASHK, procesi i legalizimeve ka shënuar rezultatet më të mira që nga krijimi i ASHK-së, me 17,396 vendime të miratuara vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

TIRANË- Procesi i legalizimeve në Shqipëri parashikohet të përmbyllet brenda dy viteve. Ky është afati i dhënë nga drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në nënkomisionin për për Auditimin e Sektorit Publik. Sipas kreut të ASHK, procesi i legalizimeve ka shënuar rezultatet më të mira që nga krijimi i ASHK-së, me 17,396 vendime të miratuara vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Sipas drejtores së Ashk-së vështirësi po hasin sidomos në regjistrimin e tokave bujqësore për shkak të hartave. ASHK ka përfunduar digjitalizimin e 54 milionë fletëve të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe 4.3 milionë kartelave, ndërsa deri në fund të vitit 2026 pritet të përfundojë edhe digjitalizimi i hartave./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta e 46 e qytetarëve/ sjell pamjet me dron, pjesëmarrja në orën 19:55 Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga Ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

Lini një Përgjigje