Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj televizive, duke marrë drejtimin e edicionit të tretë të Ferma VIP. Ky rikthim vjen pas një shkëputjeje prej rreth dy vitesh nga ekrani, duke shënuar një moment të rëndësishëm për figurën e saj publike.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë ditë të veçantë është mungesa e reagimeve nga ish-shtëpia e saj mediatike. Ndryshe nga sa ndodhi në të kaluarën, këtë herë nuk ka pasur asnjë mesazh publik urimi nga figura të Top Channel.
Kujtojmë se kur Ledion Liço mori drejtimin e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani e mbështeti publikisht me një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke i uruar suksese dhe duke shprehur besimin në punën e tij dhe të stafit.
Në kontrast me atë moment, këtë herë mungesa e një reagimi të ngjashëm nga ana e Top Channel dhe figurave të tij ka ngritur pikëpyetje mbi raportet aktuale mes palëve.
Projekti i ri e vendos Arbanën në një pozicion të drejtpërdrejtë konkurrence me “Big Brother VIP”, formati që e identifikoi për vite me radhë dhe që mbetet një nga produksionet më të ndjekura në ekranin shqiptar.