Përplasja mes dy emisioneve më të ndjekura dhe moderatorëve të tyre nuk është më thjesht në prapaskenë — tashmë ajo po zhvillohet hapur, para syve të publikut.
Pas disa thumbimeve të njëpasnjëshme nga Arbana Osmani gjatë spektaklit “Ferma VIP”, ka ardhur reagimi i drejtpërdrejtë nga Ledion Liço. Në nisje të Prime-it të “Big Brother VIP”, ai zgjodhi të japë një mesazh që u interpretua menjëherë si një kundërpërgjigje e qartë:
“ A jemi ne nga ata njerëz që na ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjmë sikur kemi ecur përpara, por kokën e kemi mbrapa?”
Një fjali që për publikun nuk la vend për dyshime. Shumë e lexuan si një “goditje” direkte ndaj Arbanës, sidomos pas deklaratës së saj disa ditë më parë, kur në një moment tensioni në “Ferma VIP”, ajo u shpreh: “është tjetër emision ai”.
Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë, me ndjekësit që komentojnë pa ndalim dhe marrin anë në këtë “duel” televiziv.
Një gjë është e sigurt: rivaliteti mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit ka hyrë në një tjetër nivel — dhe publiku po e ndjek çdo detaj.