Pikat kryesore
- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar.
- Me një karrierë artistike që zgjati më shumë se pesë dekada, Todi Llupi u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e saj ndër më të mirat në vend.
- Me talentin e tij të veçantë, interpretimin plot finesë dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ai fitoi zemrat e publikut dhe u kthye në një nga artistët më të dashur për breza të tërë.
Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar. Me një karrierë artistike që zgjati më shumë se pesë dekada, Todi Llupi u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e saj ndër më të mirat në vend. Me talentin e tij të veçantë, interpretimin plot finesë dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ai fitoi zemrat e publikut dhe u kthye në një nga artistët më të dashur për breza të tërë. Në vitin 1989 ai u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”, si mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në artin dhe kulturën shqiptare. Ndarja nga jeta e Todi Llupit përbën një humbje të madhe jo vetëm për qytetin e Fierit, por për gjithë artin shqiptar. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë përmes roleve dhe kujtimeve që ka lënë tek publiku.