Pikat kryesore
- Ndërsa së fundmi është hapur debati mbi ndërhyrjet e huaja dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme në media nga vende jomiqësore, Kuvendi po forcon mekanizmat për ta vënë nën monitorim këtë aktivitet.
- Këtë të hënë, në Kuvend u ngrit një nënkomision, që do të ketë në fokus ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin.
- Po ashtu, në dokumentin e këtij komisioni thuhet se synohet edhe rritja e transparencës në mjedisin informativ, si dhe forcimi i edukimit mediatik dhe ndërgjegjësimi i publikut për atë çka krijon dezinformimi.
Ndërsa së fundmi është hapur debati mbi ndërhyrjet e huaja dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme në media nga vende jomiqësore, Kuvendi po forcon mekanizmat për ta vënë nën monitorim këtë aktivitet. Këtë të hënë, në Kuvend u ngrit një nënkomision, që do të ketë në fokus ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin. Ky nënkomision, për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja, ka si objektiv të tij ndjekjen, analizimin dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me ndërhyrjet e huaja, shpërndarjen e informacioneve të rreme, me synime dashakeqe ndaj vendit tonë, dezinformimin dhe manipulimin informativ. Jo vetëm median tradicionale, por edhe hapësirën dixhitale. Po ashtu, në dokumentin e këtij komisioni thuhet se synohet edhe rritja e transparencës në mjedisin informativ, si dhe forcimi i edukimit mediatik dhe ndërgjegjësimi i publikut për atë çka krijon dezinformimi. E gjitha prek edhe proceset demokratike në vend dhe ato zgjedhore. Në mbledhjen e ardhshme, anëtarët e këtij nënkomisioni do të hartojnë programin e punës. Por, për veprimtarinë e punës, ky nënkomision do të koordinohet me institucionet e sigurisë kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Një mekanizëm i tillë është ngritur edhe nga Parlamenti Europian, 6 muaj më parë, dhe në vijim mund të ketë bashkëpunim mes dy komisioneve për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe krijimin e mekanizmave institucionalë të specializuar për identifikimin dhe adresimin e këtyre kërcënimeve në përputhje me standardet europiane. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Ripërtëritja” e PD në Kuvend/ Balliu: Nuk pashë risi, por mashtrimin e radhës! Elezi: Berisha është shkatërrues i Partisë Demokratike PS-PD tjetër dakordësi/ Draft i përbashkët për rregulloren e re të Kuvendit, propozohen 11 komisione Rregullorja e re e Kuvendit/ PS: Të mbetet në fuqi përjashtimi i deputetëve për shkelje