Kush qëndron pas protestës për Zvërnecin?/ Sondazhi: 42.5 përqind e shqiptarëve mendojnë…

Kush qëndron pas protestës për Zvërnecin?/ Sondazhi: 42.5 përqind e shqiptarëve mendojnë…

Pikat kryesore

  • Në sondazhin e te “Zëri i Shqiptarëve”, qytetarët që mbështesin zhvillimin e projektit janë pyetur se kush besojnë se fshihet pas tubimeve që po zhvillohen në kryeqytet.
  • Sipas shifrave të publikuara, pjesa më e madhe e tyre shohin ndikime të jashtme gjeopolitike, ku plot 42.5% e të anketuarve që janë pro investimit në Zvërnec besojnë se pas këtyre protestave qëndron Irani.
  • Ndërkohë, një tjetër grup i konsiderueshëm prej 31.2% e qytetarëve ia faturon organizimin e revoltave Greqisë fqinje.

Në sondazhin e te “Zëri i Shqiptarëve”, qytetarët që mbështesin zhvillimin e projektit janë pyetur se kush besojnë se fshihet pas tubimeve që po zhvillohen në kryeqytet. Sipas shifrave të publikuara, pjesa më e madhe e tyre shohin ndikime të jashtme gjeopolitike, ku plot 42.5% e të anketuarve që janë pro investimit në Zvërnec besojnë se pas këtyre protestave qëndron Irani. Ndërkohë, një tjetër grup i konsiderueshëm prej 31.2% e qytetarëve ia faturon organizimin e revoltave Greqisë fqinje. Përtej faktorëve ndërkombëtarë, sondazhi nxjerr në dritë edhe perceptimet për ndikime të tjera, ku 15.5% e të pyeturve mendojnë se pas protestave është “Linja Soros”, ndërsa një pakicë prej 10.8% e tyre besojnë se bëhet fjalë për skenarë të nxitur nga segmente të caktuara brenda vetë Partisë Socialiste. Ky sondazh u realizua me një kampion prej 1,475 banorësh të rritur në Shqipëri, ku linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit, duke u plotësuar në mënyrë elektronike dhe krejtësisht anonime. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kurti pëson rënie/ Halimi: Humbi 200 mijë vota, të negociojë për qeverinë dhe presidentin Ambasadorja e re e BE në Shqipëri/ Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e Sofia Moreira de Sousa Si do votonit nëse zgjedhjet mbaheshin sot? “Zëri i Shqiptarëve”: PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Lini një Përgjigje