Pikat kryesore
- Një periudhë me mundësi të mira financiare dhe ndryshime pozitive është në horizont.
- Retrograda e Neptunit ju fton të rishikoni çështje të së kaluarës, sidomos ato që lidhen me punën ose vendime të rëndësishme.
- Në dashuri, gjysma e dytë e muajit premton zhvillime të favorshme.
Një periudhë me mundësi të mira financiare dhe ndryshime pozitive është në horizont. Retrograda e Neptunit ju fton të rishikoni çështje të së kaluarës, sidomos ato që lidhen me punën ose vendime të rëndësishme. Në dashuri, gjysma e dytë e muajit premton zhvillime të favorshme. Ekonomia dhe karriera mbeten në fokus. Është koha të mbyllni kapituj të vjetër dhe të ecni përpara. Mund të zgjidhen probleme të mbartura prej kohësh, ndërsa fundi i muajit sjell mundësi për rritje profesionale. Në dashuri favorizohen lidhjet me Gaforren dhe Akrepin. Puna juaj do të nisë të japë rezultatet që prisnit. Mund të hapet rruga për një burim të dytë të ardhurash ose një angazhim të ri. Tregohuni të rezervuar me planet dhe mos ndani çdo detaj me të tjerët. Heshtja do të jetë aleati juaj më i mirë. Një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Ju presin lajme të mira në familje, punë dhe financa. Për beqarët mund të lindë një njohje serioze, ndërsa ata që janë në një marrëdhënie mund të hedhin hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Edhe dokumentet apo çështjet me jashtë favorizohen. Ndryshimet lidhen me udhëtimet, dokumentacionin dhe pasuritë e paluajtshme. Nëse keni pasur çështje ligjore apo administrative, situata nis të qartësohet. Është një moment i mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të marrë vendime të rëndësishme.