Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

Pikat kryesore

  • Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.
  • Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.
  • “Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot.

Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme. “Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu. Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”

Lini një Përgjigje