Pikat kryesore
- Yjet spanjollë po vendosin rekorde pas rekordesh me triumfin në Kupën e Botës, dhe kjo skuadër po bëhet gjithnjë e më shumë historike.
- Ashtu si brezi I Kasijasit, Ramosit, Ksavit e Iniestës, edhe ky i Rodrit e Lamin Jamalit fitoi Botërorin pasi ia doli më parë në Kampionatin Europian.
- Diçka të tillë e kishte bërë edhe Gjermania e Bekenbauerit në 1972 e 1974.
Askush si ata. Yjet spanjollë po vendosin rekorde pas rekordesh me triumfin në Kupën e Botës, dhe kjo skuadër po bëhet gjithnjë e më shumë historike. Ashtu si brezi I Kasijasit, Ramosit, Ksavit e Iniestës, edhe ky i Rodrit e Lamin Jamalit fitoi Botërorin pasi ia doli më parë në Kampionatin Europian. Diçka të tillë e kishte bërë edhe Gjermania e Bekenbauerit në 1972 e 1974. Gjithsesi, ky grup lojtarësh ka bërë diçka më shumë. Për herë të parë në historinë e futbollit, një kombëtare mban njëkohësisht një kurorë të trefishtë. Kjo, sepse Spanja është kampione e botës, kampione e Europës dhe kampione olimpike. Vera e vitit 2024 ishte ajo e lavdishme për “Furitë e Kuqe”. Fillimisht u fitua Europiani në Gjermani pikërisht nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente. Më pas, u fituan medaljet e arta dhe titulli në Lojrat Olimpike në Paris. Skuadra U23 e drejtuar nga trajneri Santi Denia mundi në finale pikërisht Francën vendase me përmbysje. Tashmë, u shtua edhe titulli botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me finalen në Nju Xhersi ndaj Argjentinës, nën udhëheqjen sërish të trajnerit De la Fuente. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Paredes e mbyll me sherr/ Mesfushori i Argjentinës përplaset me futbollistët e Spanjës Messi, edhe “zotat” qajnë/ “Kërcimi i fundit” për Leo, sulmuesi mbyll Botërorin me lot Koncert në finale e Botërorit/ Për herë të parë, 27 minuta pushim dhe 11 minuta performancë