Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri Logjika e suksesit vetem me

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri Logjika e suksesit vetem me

Pikat kryesore

  • Nëse procedohen deputetë dhe kryetarë bashkie, kjo është pika e argjendtë.
  • Por nëse arrestohet një ministër, atëherë arrihet pika e artë, sepse fitohet pesha institucionale dhe fryma popullore që legjitimon sistemin e ri të drejtësisë.
  • Kjo logjikë, e ndërtuar si motivim për sukses, me kalimin e kohës u kthye në standard psikologjik të veprimit të prokurorisë dhe në pritshmëri të publikut.

Logjika e suksesit vetem me arrestim e ktheu ndarjen e pushteteve në formalitet dhe pushtetin ekzekutiv në spektator Kur u ndërtuan SPAK dhe gjykatat e reja, në një nga situation room-et e ambasadave që mbështetën reformën, qarkullonte një logjikë e thjeshtë suksesi. Nëse burgosen grupet kriminale, kjo është arritja e parë. Nëse procedohen deputetë dhe kryetarë bashkie, kjo është pika e argjendtë. Por nëse arrestohet një ministër, atëherë arrihet pika e artë, sepse fitohet pesha institucionale dhe fryma popullore që legjitimon sistemin e ri të drejtësisë. Kjo logjikë, e ndërtuar si motivim për sukses, me kalimin e kohës u kthye në standard psikologjik të veprimit të prokurorisë dhe në pritshmëri të publikut. Arrestimi i ministrit nuk shihej më si përjashtim i rëndë juridik, por si shenjë e funksionimit të reformës. Dhe pikërisht këtu nis tensioni me Kushtetutën.

Lini një Përgjigje