Pikat kryesore
- Sot ndajnë drejtimin e Partisë Demokratike: njëri në krye të partisë, tjetri në drejtimin e grupit parlamentar.
- Por pak vite më parë, marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit ishte në skajet e një përplasjeje totale, me akuza dhe kundërakuza të ndërsjella.
- “Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”, deklaronte Berisha në maj të vitit 2022.
Sot ndajnë drejtimin e Partisë Demokratike: njëri në krye të partisë, tjetri në drejtimin e grupit parlamentar. Por pak vite më parë, marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit ishte në skajet e një përplasjeje totale, me akuza dhe kundërakuza të ndërsjella. Në kulmin e krizës brenda PD-së, Berisha e etiketonte Bardhin si “njeri të pashpresë”, që po përpiqej të shpëtonte shpirtin e tij madje e akuzonte drejtpërdrejt për vrasjen e ndodhur në Elbasan, duke i kërkuar llogari publike për rolin e tij. “Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”, deklaronte Berisha në maj të vitit 2022. Sot ata i kanë harruar akuzat për vrasje e vjedhje që i bënin njëri-tjetrit. Janë të njëjtët njerëz, i njëjti subjekt, por një realitet krejt ndryshe.