Pikat kryesore
- Jo vetëm kaq, por Kolumbia arriti kualifikimin dhe mori vendine parë në Grupin K, duke lënë në vendin e dytë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.
- Gjithsesi, suksesi ndaj Republikës Demokratike të Kongos ishte minimal, dhe u arrit relativisht vonë.
- Daniel Munjoz ishte autori i golit të vetëm në minutën e 76-të, duke konkretizuar epërsinë e skuadrës nga Amerika Latine.
I duhej fitorja dhe e arriti, e padyshim e meritoi. Jo vetëm kaq, por Kolumbia arriti kualifikimin dhe mori vendine parë në Grupin K, duke lënë në vendin e dytë Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, suksesi ndaj Republikës Demokratike të Kongos ishte minimal, dhe u arrit relativisht vonë. Daniel Munjoz ishte autori i golit të vetëm në minutën e 76-të, duke konkretizuar epërsinë e skuadrës nga Amerika Latine. Të besuarit e trajnerit argjentinas, Nestor Lorenco, krijuan jo pak raste dhe fare lehtë mund të kishin shënuar shumë më tepër rrjeta, por gabuan, ndoshta nga nxitimi, apo edhe nga kundërshtimi I fortë i afrikanëve, që i morën pikë portugezëve. Kolumbianët nuk u lodhën duke provuar, me 20 gjuajtje në total e 9 në portë, ndërsa kongolezët e gjetën vetëm një herë hapësirën mes shtyllave. Munjos goditi shtyllën për amerikanojugorët, dhe Luis Diaz shënoi në pjesën e dytë, veçse goli u anulua. Habia e vetme ishte që rreziku kryesor i Kolumbisë ishte Munjoz, dhe jo Diaz apo Hames Rodrigez. Me 6 pikë, kualifikimi u arrit, ndërsa tani do të luhet me Portugalinë e CR7-ës me shokë për vendin e parë në grupi, dhe punë bën edhe vetëm barazimi, sepse kolumbianët kanë 6 pikë ndaj 4 të luzitanëve. Republika Demokratike e Kongos, ndërkaq, ka shpresë të kualifikohet nëse mund Uzbekistanin. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Hakmarrja” e Cristiano Ronaldo/ CR7 nuk përmbahet pas rekordeve, me “taka lart” ndaj kritikave Anglia nuk e shemb dot “murin”/ Gana i merr barazimin 0-0 shpikësve të futbollit në Botëror Kroacia nuk “vdes” kurrë/ Ballkanasit harruan humbjen me Anglinë, mundën 1-0 Panamanë