Kryqi i Kuq krijon llogari donacionesh për të ndihmuar banorët e Gostivarit

Kryqi i Kuq krijon llogari donacionesh për të ndihmuar banorët e Gostivarit

Pikat kryesore

  • Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Gostivarit, të cilët po përballen me një epidemi pasi u konstatua se uji nuk është i përshtatshëm për përdorim, Kryqi i Kuq ka hapur një llogari ku qytetarët mund të dhurojnë mjete.
  • Nga Kryqi i Kuq theksojnë se shumë familje në Komunën e Gostivarit po përjetojnë pasoja në shëndet dhe në jetën e përditshme për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.
  • Sipas organizatës, në këto rrethana të vështira, solidariteti, humanizmi dhe uniteti kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Gostivarit, të cilët po përballen me një epidemi pasi u konstatua se uji nuk është i përshtatshëm për përdorim, Kryqi i Kuq ka hapur një llogari ku qytetarët mund të dhurojnë mjete. Nga Kryqi i Kuq theksojnë se shumë familje në Komunën e Gostivarit po përjetojnë pasoja në shëndet dhe në jetën e përditshme për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Sipas organizatës, në këto rrethana të vështira, solidariteti, humanizmi dhe uniteti kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Kryqi i Kuq njofton se ekipet e tij ndodhen në terren dhe po zhvillojnë veprimtari për mbështetjen e popullatës së prekur. Aktivitetet humanitare do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me synimin që ndihma të mbërrijë atje ku nevojitet më shumë. Organizata vlerëson se çdo kontribut, pavarësisht shumës, përbën mbështetje të rëndësishme për familjet e prekura, pasi mundëson sigurimin e ndihmës së domosdoshme dhe lehtëson përballimin e pasojave të kësaj gjendjeje. Kryqi i Kuq u bën thirrje të gjithëve të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm, duke kontribuar për familjet që kanë nevojë. Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së është: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620, SHA Banka komerciale, me shenjën: ndihmë për qytetarët e pësuar në Gostivar. Për dhurimin e mjeteve në valutë të huaj: NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11 SWIFT CODE: KOBSMK2X IBAN CODE: MK07300701000001228

Lini një Përgjigje