Kryeziu thotë se Kuvendi është konstituuar: Qeveria në dorëheqje mbetet funksionale deri…

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se sipas nenit 30 të Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi aktual, ndonëse në dorëheqje, vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e veta deri në zgjedhjen e një qeverie të re nga Kuvendi.

Deklarata vjen pas rastit që disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët njëkohësisht mbajnë edhe poste ministrore në detyrë, vazhdojnë të qëndrojnë në ekzekutiv edhe pas shpalljes së Kuvendit si i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha.

Kryeziu madje thotë se kuvendi është konstituuar.

“Kuvendi është konstituuar, por ne ende nuk kemi një qeveri të re të dalë nga ky kuvend, përkatësisht legjislatura e nëntë e Kuvendit.

Neni 30 i Ligji për Qeveri e thotë qartë se Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me po këtë ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit.

Rexhepi, ato janë liruar nga detyra në kabinetin qeveritar pasi të njëjtat janë zgjedhur nga kuvendi në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit dhe kanë detyra dhe përgjegjësi të reja”, tha Kryeziu për RTV21.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje