18-vjeçari nga Kosova dyshohet se e qëlloi mësuesen me thikë – zbardhen detaje të reja…

Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin e Essen-it, ku një mësuese u godit me thikë nga një nxënës, autoritetet gjermane kanë dhënë informacion të ri lidhur me incidentin.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar nga ekipet e urgjencës.

Mësuesja e plagosur rëndë në stomak është dërguar menjëherë në spitalin universitar, ku sipas të dhënave më të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo u sulmua brenda ambienteve të shkollës, në zonën e njohur si Bildungspark në Nordviertel të Essen-it.

Pas sulmit, brenda shkollës ka shpërthyer paniku.

Disa dhjetëra nxënës janë vetë-mbyllur në klasat e tyre duke ndjekur protokollet e alarmit për sulm të armatosur.

Ndërkohë, dhjetëra të tjerë janë trajtuar nga ekipet mjekësore për gjendje shoku, pasi ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të sulmit ose ndihmuan në ofrimin e ndihmës së parë për viktimën.

Lini një Përgjigje