Pikat kryesore
- Kryeziu ka folur në lidhje me ngërçin politik të ndodhur nga 9 shkurti e deri tani, kohë, kur priten të zgjedhjet e reja.
- Ai tha se kokëfortësia e Kurtit dhe paaftësia e partive politike, që ishin në opozitë në atë kohë për të marrë veprime politike, sollën këtë situatë.
- Por pse u dasht kaq shumë kohë për të arritur deri në këtë pikë?- Kështu u përgjigj, Kryeziu.
Kryeziu ka folur në lidhje me ngërçin politik të ndodhur nga 9 shkurti e deri tani, kohë, kur priten të zgjedhjet e reja. Ai tha se kokëfortësia e Kurtit dhe paaftësia e partive politike, që ishin në opozitë në atë kohë për të marrë veprime politike, sollën këtë situatë. “Unë mendoj se në aspektin politik, mendoj se kokëfortësia e zotit Kurti, pa llogaritur në numrat dhe fuqinë politike që doli nga 9 shkurti, paaftësia e partive politike që ishin në opozitë në atë kohë për të marrë veprime politike dhe për të ardhur deri tek vendimet politike, na sollën në një situatë kur më tepër çështja e zgjidhjes ose kriza që u prodhu për këto nëntë muaj, më shumë dëshiruan t’a adresonin si çështje ligjore e kushtetuese dhe jo si çështje politike, për të cilën unë mendoj se ka qenë politike. Normalisht që ka patur veprime jo-kushtetuese dhe jo-ligjore të cilat janë adresu nga Gjykata Kushtetuese por burimi dhe baza e këtyre fillon nga kriza dhe nga ngërçi politik, paaftësia për të bashkëpunuar dhe paaftësia për të marrë përgjegjësi në adresimin e rezultateve edhe vullnetin qytetar që doli nga 9 shkurti”. Por pse u dasht kaq shumë kohë për të arritur deri në këtë pikë?- Kështu u përgjigj, Kryeziu.