Pikat kryesore
- Kryeministri i Libanit, Navaf Salam i ka kërkuar homologut të tij pakistanez, Shehbaz Sharif mbështetjen për t’i dhënë fund sulmeve izraelite ndaj territorit libanez.
- Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Pakistanit, kërkesa është bërë gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve, në të cilën u diskutua situata e përshkallëzuar e sigurisë në rajon.
- Në deklaratë thuhet se Sharif dënoi “me forcë agresionin e vazhdueshëm të Izraelit”, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e sulmeve mbi popullsinë civile dhe stabilitetin rajonal.
Kryeministri i Libanit, Navaf Salam i ka kërkuar homologut të tij pakistanez, Shehbaz Sharif mbështetjen për t’i dhënë fund sulmeve izraelite ndaj territorit libanez. Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Pakistanit, kërkesa është bërë gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve, në të cilën u diskutua situata e përshkallëzuar e sigurisë në rajon. Në deklaratë thuhet se Sharif dënoi “me forcë agresionin e vazhdueshëm të Izraelit”, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e sulmeve mbi popullsinë civile dhe stabilitetin rajonal. Nga ana e tij, Salam theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje ndërkombëtare dhe kërkoi mbështetjen e Pakistanit për të ndihmuar në ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që, sipas tij, po synojnë Libanin dhe qytetarët e tij. Pakistani, i cili së fundmi ka luajtur rol ndërmjetësues në zhvillime të rëndësishme diplomatike, përfshirë marrëveshje armëpushimi në rajon, shihet si një aktor potencial në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Aleanca nuk mund të zëvendësohet”/ Merz: Angazhim për të ruajtur NATO-n me pjesëmarrjen e SHBA-së Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës në Iran, hiqen kufizimet Irani: SHBA duhet të zgjedhë midis luftës dhe armëpushimit