Pikat kryesore
- Kjo fundjavë, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, ka sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në malin e Krujës.
- Dhjetëra turistë kanë zgjedhur të ngjiten drejt kësaj zone për të shijuar natyrën dhe panoramat mbresëlënëse që ajo ofron.
- I njohur si një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, mali i Krujës ka pritur vitet e fundit një numër në rritje turistësh, si vendas ashtu edhe të huaj.
Kjo fundjavë, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, ka sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në malin e Krujës. Dhjetëra turistë kanë zgjedhur të ngjiten drejt kësaj zone për të shijuar natyrën dhe panoramat mbresëlënëse që ajo ofron. I njohur si një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, mali i Krujës ka pritur vitet e fundit një numër në rritje turistësh, si vendas ashtu edhe të huaj. I cilësuar ndryshe edhe si “ballkoni i Ballkanit”, për shkak të pamjes së gjerë që ofron, kjo zonë ndodhet pranë vendit të shenjtë të Sari Salltikut, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme jo vetëm turistike, por edhe fetare. Vizitorët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore dhe e mrekullueshme që shtrihet përreth, ndërsa gjatë ditës së sotme mali i Krujës është vizituar edhe nga turistë të huaj, çka dëshmon interesin gjithnjë e në rritje për këtë destinacion. Sipas të dhënave, Kruja këtë sezon turistik ka tejkaluar pritshmëritë, duke u shndërruar tashmë në një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm sezonal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kulla 200-vjeçare e Krujës/ Monumenti i harruar dhe historia e një çifti të moshuarish që jetojnë aty Kruja e ullirit, tradita shekullore/ Flet kultivuesi Mustafa Tema: Kam rrënjë 100-vjeçare VIDEO/ Atentati me një viktimë në Rinas, gjendet një makinë e djegur në Krujë, policia rrethon zonën