Krstic: Pas konstituimit të Kuvendit duhet të ketë konsultime serioze për formimin…

Krstic: Pas konstituimit të Kuvendit duhet të ketë konsultime serioze për formimin e… Screenshot

Pikat kryesore

Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar konstatoi se seanca konstituive e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. Në vendim thuhet se Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me nenet 66 dhe 67 të Kushtetutës. Gjykata ka vendosur që Seanca Konstituive të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.“Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;”, thuhet nga Kushtetuesja raporton “Gazeta Blic”. Në lidhje me situatën e krijuar dhe vendimin e Kushtetueses ka folur për “Gazeta Blic”, gazetari serb që jeton në Mitrovicë, Branislav Krstic. Krstic tha se pas konstituimit të Kuvendit duhet të ketë konsultime serioze dhe të përgjegjshme midis aktorëve politikë dhe një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Unitetit. “Unë besoj se deputetët aktualë e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin po e shtyjnë vendin. Rekomandimet e administratës amerikane dhe vendeve të KUINT janë, në kuptimin e mirëfilltë, një paralajmërim për të mos luajtur me shtetin” “Shpresoj që arsyeja dhe pragmatizmi politik të mbizotërojnë, sepse përndryshe vetëm sa do t’i dëmtojmë më tej marrëdhëniet tashmë të lëkundura me aleatët tanë. Ashtu si natën e zgjedhjeve, unë ende mendoj se për të gjithë ne në Kosovë, opsioni më i mirë është që pas konstituimit të Kuvendit, të ketë konsultime serioze dhe të përgjegjshme midis aktorëve politikë dhe një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Unitetit, sepse Kosova po përballet me një periudhë në të cilën do të duhet të përmbushim detyrimet nga marrëveshjet ndërkombëtare të dakorduara nga qeveria aktuale dhe ajo e mëparshme” tha Krstic në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati.

Lini një Përgjigje