Kroacia nuk “vdes” kurrë/ Ballkanasit harruan humbjen me Anglinë, mundën 1-0 Panamanë

Kroacia nuk “vdes” kurrë/ Ballkanasit harruan humbjen me Anglinë, mundën 1-0 Panamanë

Pikat kryesore

  • Nuk ngjan fare me formacionet e mëdha të 1998-ës apo 2018-ës.
  • Gjithsesi, Kroacia mbetet Kroaci, një kombëtare e vogël, por edhe e madhe, e cila nuk dorëzohet kurrë kur luan në turnetë e mëdhenj.
  • Edhe pse u mund bindshëm 4-2 nga Anglia në sfidën e parë të grupit L, pati forcën morale dhe fizike që të kthehej në shina.

Nuk ngjan fare me formacionet e mëdha të 1998-ës apo 2018-ës. Gjithsesi, Kroacia mbetet Kroaci, një kombëtare e vogël, por edhe e madhe, e cila nuk dorëzohet kurrë kur luan në turnetë e mëdhenj. Edhe pse u mund bindshëm 4-2 nga Anglia në sfidën e parë të grupit L, pati forcën morale dhe fizike që të kthehej në shina. Të besuarit e trajnerit Zlatko Daliç, në stol që nga viti 2017, mundën 1-0 Panamanë dhe duke pasur tri pikë e duke qenë me shpresë të plotë për të kaluar fazën e grupit. Ndaj rivalit nga Amerika Qendrore nuk e patën aspak të lehtë, edhe sepse disa nga yjet si Modric, Perishiç apo Kovaçiç, janë vërtet të vjetër, dhe kroatët patën epërsi, por edhe ritëm të ulët. Aq e vërtetë është kjo, saqë panamezët bënë më shumë gjuajtje drejt portës sesa medalistët e bronzit në fuqi. Daliç bëri zëvendësime pas pushimit dhe arriti ta zgjidhte ndeshjen, pasi golin e vetëm e shënoi njëri prej tyre, sulmuesi i Osasunës në La Ligën e Spanjës, Ante Budimir. Edhe ky është një nga veteranët, duke qenë 34 vjeç. Kapiteni Luka Modriç luajti ndeshjen numër 200 me kombëtaren, dhe mbetet pika e referimit pavarësisht moshës 40-vjeçare. Kroacia tashmë kualifikohet si një nga dy të parat në grup nëse mund Ganën në ndeshjen e tretë, por mund t’ia dalë edhe me barazim, ndërsa Panamaja është e eliminuar pas dy humbjeve radhazi. Ballkanasit kanë shkëlqyer në dy Botërorët e fundit, nënkampionë në 2018 dhe vendi I tretë në 2022, pra padyshim që mbeten me pretendime edhe pse nuk e kanë forcën e dikurshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Anglia nuk e shemb dot “murin”/ Gana i merr barazimin 0-0 shpikësve të futbollit në Botëror CR7 kthehet me gola dhe rekorde/ Cristiano Ronaldo shënon dy gola, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin Mbappe, “shi golash”/ Tahiri: Lojtarët francezë luajnë njësoj. Mërgjyshi: Norvegjia do jetë një test për Francën

Lini një Përgjigje