Kristi Lamaj pas largimit nga “Big Brother VIP”: Njohja e vetes dhe mbajtja mend

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: e detyronte banorin të ikte

Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të Big Brother VIP, ka folur për përjetimet e tij pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” në një intervistë për “Top Story”.

Këngëtari theksoi se për të, më e rëndësishmja ishte të mbahej mend, një objektiv që sipas tij, e ka arritur plotësisht. Ai shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar, duke e cilësuar si një reflektim mbi “luftën e brendshme deri ku mund të arrish”.

“Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti. Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”,” tha Lamaj.

Ai shtoi se pjesëmarrja në reality show nuk është vetëm për lojën dhe konkurrencën, por për të kuptuar thellësisht vetveten dhe për të lënë një gjurmë të qëndrueshme në kujtesën e publikut: “Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend.”

Ky rrëfim i Kristit nxjerr në pah reflektimin personal që sjell përvoja brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe rëndësinë e vetëdijes dhe vetëvlerësimit në një garë të tillë.

Lini një Përgjigje