Pikat kryesore
- Vijon situata e tensionuar në Roskovec, ku Refit Buzi ka refuzuar të dorëzohet te policia pas disa orësh negociatash.
- Sipas informacioneve paraprake, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe vijon rezistencën, ndërsa efektivët e policisë po përpiqen ta bindin.
- Në vendngjarje janë vendosur forcat speciale RENEA, të cilat prej disa orësh ndodhen në terren.
Vijon situata e tensionuar në Roskovec, ku Refit Buzi ka refuzuar të dorëzohet te policia pas disa orësh negociatash. Sipas informacioneve paraprake, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe vijon rezistencën, ndërsa efektivët e policisë po përpiqen ta bindin. Në vendngjarje janë vendosur forcat speciale RENEA, të cilat prej disa orësh ndodhen në terren. Efektivë të pajisur me snajperë janë pozicionuar në zonë, ndërsa perimetri është rrethuar nga forcat e sigurisë.