Pikat kryesore
- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për abuzimin seksual ndaj një 24 vjeçareje nga Lushnja, duke provuar me prova shkencore autorësinë e 36 vjeçarit Marius Çela.
- Ky i fundit ka abuzuar në mënyrë sistematike me të renë e cila sipas ekspertimit të prokurorisë, kishte zhvillim mendor të krahasueshëm me një fëmije 6 vjeç.
- Ngjarja u zbulua kur 24-vjeçarja paraqiti probleme shëndetësore dhe u ekzaminua ne spitalin e Lushnjës e shoqëruar nga i ati.
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për abuzimin seksual ndaj një 24 vjeçareje nga Lushnja, duke provuar me prova shkencore autorësinë e 36 vjeçarit Marius Çela. Ky i fundit ka abuzuar në mënyrë sistematike me të renë e cila sipas ekspertimit të prokurorisë, kishte zhvillim mendor të krahasueshëm me një fëmije 6 vjeç. Ngjarja u zbulua kur 24-vjeçarja paraqiti probleme shëndetësore dhe u ekzaminua ne spitalin e Lushnjës e shoqëruar nga i ati. Mjekët konstatuan se ajo ishte shtatzënë në muajin e dytë. Pas denoncimit të rastit në polici dhe kryerjes së abortit si një procedurë që ndiqet në raste të tilla, u morën mostra nga fetusi i abortuar për analiza të ADN-së. 24 vjeçarja ndërkohë tregoi se kishte kryer marrëdhënie intime me Marius Çelën. Ky i fundit u arrestua disa ditë më vonë duke iu nënshtruar marrjes se materialit gjenetik për analiza të ADN. Ekspertimi tregoi se ai ishte babai i fetusit të abortuar duke provuar kështu fajësinë e 36 vjeçarit për “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë”. Me dërgimin e dosjes për gjykim pritet që prokuroria të kërkojë dënimin maksimal nga 10 deri ne 15 vjet burg për 36 vjeçarin. Neni 103 parashikon si rrethanë rënduese pasojat e rënda në shëndetin e viktimës dhe si e tillë mund të konsiderohet shtatzënia dhe aborti i 24-vjeçares. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Abuzuan me 16-vjeçaren/ Këlcyrë, arrest në burg për njerkun dhe “të dashurin” Njerku përdhunon 16 vjeçaren/ Këlcyrë, pranga policit 55 vjeçar, në kërkim kolegu që e ngacmoi seksualisht VIDEO/ Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren italiane, arrestohet 26-vjeçari në Durrës