Krasniqi: Qeveria kishte informacion për sulmin në Banjskë katër ditë para se të ndodhte

Krasniqi: Qeveria kishte informacion për sulmin në Banjskë katër ditë para se të ndodhte

Pikat kryesore

  • “Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska.
  • Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh informacione”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.
  • Sulmi në Banjskë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dardan Krasniqi, ka thënë se institucionet e Kosovës kishin informacione paraprake për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023. Sipas Krasniqi, institucionet shtetërore ishin të njoftuara rreth katër ditë para se të ndodhte sulmi, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në përballjen e armatosur u vranë edhe tre sulmues. “Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska. Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh informacione”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus. Sulmi në Banjskë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ai dhe 41 persona të tjerë akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa ndaj Radojçiqit rëndojnë edhe akuza për financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/06/2026 22:54 Maloku: PDK e LDK nuk e kanë obligim t’i japin votë LVV-së pa marrëveshje 01/06/2026 22:41 Enver Hasani thotë se Kurti fitoi duke i përdorur paratë e shtetit: Me 400 milionë i kisha fitu zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni 01/06/2026 22:33 Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeverisë Kurti dhe SHBA-ve

Lini një Përgjigje