Pikat kryesore
- Analisti politik, Albert Krasniqi, ka shpjeguar se si mund të arrihet në mënyrë të ligjshme të miratohet buxheti në rrethanat aktuale ku s’po krijohen institucionet e reja.
- Ai tha se aktualisht në Kuvend seancat mund të thirren vetëm me kërkesën e mandatarit të dekretuar nga presidentja e vendit dhe se thirrja e seancës së re duhet të bëhet ekskluzivisht vetëm për votimin e Qeverisë.
- “Asnjë seancë tjetër e jashtëzakonshme, me çfarëdo rendi dite tjetër, nuk mund të mbahet në këtë periudhë.
Analisti politik, Albert Krasniqi, ka shpjeguar se si mund të arrihet në mënyrë të ligjshme të miratohet buxheti në rrethanat aktuale ku s’po krijohen institucionet e reja. Ai tha se aktualisht në Kuvend seancat mund të thirren vetëm me kërkesën e mandatarit të dekretuar nga presidentja e vendit dhe se thirrja e seancës së re duhet të bëhet ekskluzivisht vetëm për votimin e Qeverisë. “Asnjë seancë tjetër e jashtëzakonshme, me çfarëdo rendi dite tjetër, nuk mund të mbahet në këtë periudhë. Ndërkaq, për qeverinë në detyrë ai tha se aktualisht është e kufizuar në vendimmarrje dhe shtoi se nuk mund të propozojë as projektligjin për buxhetin. 1. Kompetencat e Kuvendit ndërmjet konstituimit dhe zgjedhjes së Qeverisë Nga momenti i konstituimit të Kuvendit të ri e deri në zgjedhjen e Qeverisë, seancat mund të thirren vetëm me kërkesë të mandatarit të dekretuar nga Presidentja për formimin e Qeverisë, dhe qëllimi i tyre është ekskluzivisht votimi i Qeverisë. Asnjë seancë tjetër e jashtëzakonshme, me çfarëdo rendi dite tjetër, nuk mund të mbahet në këtë periudhë. 2. Kufizimet ligjore për Qeverinë në detyrë dhe në dorëheqje Ligji për Qeverinë, neni 31, përcakton kufizimet që zbatohen për një Qeveri në dorëheqje. Sipas pikës 5 të këtij neni, këto kufizime vlejnë edhe për Qeverinë e cila ka përfunduar mandatin katërvjeçar të Kuvendit, pra për Qeverinë në detyrë. Në mesin e këtyre kufizimeve (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2) përfshihet edhe ndalimi për miratimin e projektligjeve. Paragrafi 2 i të njëjtit nen bën një përjashtim të vetëm për Qeverinë në dorëheqje, duke i lejuar asaj që t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit Vjetor. Një përjashtim i tillë nuk ekziston për Qeverinë në detyrë, gjë që nënkupton se kjo e fundit nuk mund të propozojë as projektligjin për buxhetin, e aq më pak projektligje të tjera. 3. Mundësia e vetme për miratimin e buxhetit E vetmja mundësi brenda rrugëve ligjore dhe kushtetuese për miratimin e buxhetit është që partitë politike – veçanërisht ato opozitare – të bien dakord për formimin e një qeverie të përkohshme teknike, e cila do të kishte mandat të kufizuar vetëm për miratimin e Buxhetit Vjetor dhe Marrëveshjes për Planin e Rritjes së BE-së. Një qeveri e tillë do të siguronte funksionalitetin institucional dhe do të shmangte bllokimin financiar të shtetit, duke respektuar njëkohësisht parimet e ndarjes së pushteteve dhe të legjitimitetit demokratik. Ky opsion do të parandalonte edhe abuzimet me fondet publike për qëllime klienteliste gjatë fushatave zgjedhore, si dhe do të parandalonte zvarritjen e qëllimshme të procesit të konstituimit pas zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 12:32 Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj e Limaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin te Osmani 10/30/2025 12:27 Krasniqi: E vetmja mënyrë si mund të miratohet buxheti dhe Plani i Rritjes është dakordimi për një qeveri teknike 10/30/2025 12:26 1 muaj arrest shtëpiak për mjekun që dyshohet për marrje ryshfeti