KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Pikat kryesore

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.
  • “Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
  • Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. KQZ thotë se janë aprovuar 16 mijë pako me fletëvotime. “Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar.” KQZ shton se ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3 mijë e 185 fletëvotime që janë tërhequr më 2 janar dhe 5 janar në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë. “Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404).” Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 18:09 Maduro dhe bashkëshortja u përpoqën t’i iknin forcave amerikane, lënduan kokën! 01/07/2026 18:06 Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve 01/07/2026 18:00 Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Lini një Përgjigje