Pikat kryesore
- Korça ka çelur sezonin turistik veror me edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit.
- Unë jam diçka si udhëheqësja, ndërsa ato me të zeza përfaqësojnë diçka të keqe, Dhe pastaj, zogjtë me blu dhe të bardhë vijnë dhe i shpëtojnë ato.
- Është bukur, më pëlqen ky karnaval” “Është hera jonë e parë në Shqipëri.
Korça ka çelur sezonin turistik veror me edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Rrugët dhe sheshet kryesore u mbushën me atmosferë festive, ku qytetarë dhe vizitorë ndoqën paradën shumëngjyrëshe të grupeve pjesëmarrëse Grupe artistike nga Greqia, Rumania, Serbia, Polonia dhe komuniteti arbëresh, së bashku me mbi 25 grupe nga Korça, sollën performanca kreative, kostume mbresëlënëse dhe koreografi që ndërthurin traditën me kulturën bashkëkohore Pjesëmarrësit e huaj vlerësuan eksperiencën në Shqipëri dhe atmosferën e krijuar gjatë festivalit “Ne jemi si njerëzit, shprehim emocione dhe po tregojmë se njerëzit në të vërtetë janë të mirë. Ne jemi zogjtë dhe jemi të lirë, ashtu si një zog. Unë jam diçka si udhëheqësja, ndërsa ato me të zeza përfaqësojnë diçka të keqe, Dhe pastaj, zogjtë me blu dhe të bardhë vijnë dhe i shpëtojnë ato. Kështu që, unë jam zogjtë, e lirë. Jo, unë jam këtu për herë të tretë. Është bukur, më pëlqen ky karnaval” “Është hera jonë e parë në Shqipëri. Ne jemi skuadra rumune nga Petroshani dhe përfaqësojmë personazhe nga përrallat rumune. Mbretër, mbretëresha, magjistarë, fshatarë, kafshë, folklori rumun. Arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit.” Festivali u pasurua edhe me grupe vendase që ndërthurin folklorin me elementë modernë në performancat e tyre Kryetari Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, foli per pritshmëritë për sezonin turistik Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve mbetet një nga ngjarjet më të dashura për qytetin, duke tërhequr çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj dhe duke shënuar nisjen simbolike të sezonit veror në Korçë Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Velipoja, sezon me fluks pushuesish/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Çobani kallëzoi autorin e vrasjes së policit/ Dinamika e ngjarjes, Braçellari hapi zjarr i pari, 4 akuza ndaj tij Ati i Shenjtë në Madrid/ Mesha e Papa Leonit të XIV ndiqet nga mbi 1 milion njerëz