Pikat kryesore
- Korçë, 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorrin e kondicionerit.
- Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.
- Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Korçë, 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorrin e kondicionerit. Mjekët: E moshuara jashtë rrezikut për jetën Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës, Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorrit të kondicionerit që ka pallati. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. loading…