Pikat kryesore
- Në orët e para të mëngjesit, gjatë një aksioni të befasishëm kontrolli në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
- Njëri prej celularëve u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G, ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje bluetooth, u konstatuan pa autorë në ambientet e jashtme, në zonën e brezit të butë.
- Kontrolli u ushtrua si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit.
Në orët e para të mëngjesit, gjatë një aksioni të befasishëm kontrolli në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej celularëve u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G, ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje bluetooth, u konstatuan pa autorë në ambientet e jashtme, në zonën e brezit të butë. Kontrolli u ushtrua si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit. Pas kontrolleve u veçua i paraburgosuri B.G., ndërsa materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore. Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara dhe rritjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.