Konstituimi i institucioneve, Osmani- Rohdes: Do të veproj në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar “për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend”.
Ata kanë folur edhe për procesin e konstituimit të institucionet.
Osmani ka thënë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.” “Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.” Konstituimi i institucioneve, Osmani- Rohdes: Do të veproj në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi Parada ushtarake në Kinë: Si mund ta përdorë Xi, me ndihmën e Putinit, për ta rishkruar historinë BE në Kopenhagë ua trason edhe më shumë rrugën Malit të Zi dhe Shqipërisë, Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat Therje në Podujevë, viktima dërgohet për trajtim mjekësor, i dyshuari arrestohet Vuçiq takohet me Putnin në Kinë, i flet krejt kohën në rusisht: Jam i kënaqur që ju shoh, President Diplomatja sllovene iu shtron darkë emisarëve e përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor