Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim…

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim…

Pikat kryesore

  • Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë.
  • Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta.
  • “Kërkohet forcimi i organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim.

Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta. “Kërkohet forcimi i organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta” Ndërkohë një vend e veçantë i dedikohet medias, ku rekomandohet mbrojtje më e fortë e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik. Në raport shprehet shqetësim edhe mbi keqpërdorimin e burimevë të administratës dhe polarizimi politik e diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike. “Vëren se kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit; bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje