Komisioni Evropian shpall BE-shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse

Komisioni Evropian shpall BE-shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse

string(52) "be-ja-shqyrton-vendosjen-e-tarifave-ndaj-naftes-ruse" BE-ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të vendosë tarifa ndaj importeve të naftës ruse, në dritë të presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump. Trump ka kërkuar që Evropa t’i ndalë importet e energjisë nga Moska para se të pajtohen për të vendosur sanksione ndaj Moskës lidhur me luftën në Ukrainë. Bashkimi Evropian veçse ka ulur për rreth 90 për qind importet e saj të naftës nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, dhe ka njoftuar se planifikon që të heqë dorë krejtësisht nga importet ruse deri në vitin 2027. Shtetet e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, ende importojnë naftë ruse përmes naftësjellësve dhe këto dy shtete kundërshtojnë planet që të hiqet dorë më shpejt nga energjia ruse. Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një takimi me Trumpin të martën i tha udhëheqësit amerikan se Brukseli dëshiron “të vendosë tarifa ndaj furnizimeve me naftë që ende po vijnë në BE”. “Ne, në kohën e duhur, do të prezantojmë atë që kemi në mendje për këtë çështje”, tha të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Olof Gill. Çdo përpjekje për të vendosur tarifa mbi importet e mbetura të naftës ruse në BE do të kërkonte vetëm mbështetjen e një shumice të kualifikuar të shteteve anëtare. Kjo nënkupton se Hungaria dhe Sllovakia me shumë gjasa nuk do të ishin në gjendje të bllokonin ndonjë nismë të tillë. /REL BE-ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse Krasniqi: Nëse PDK fiton në Prishtinë, ndryshon ADN e kësaj partie, del nga rajoni i Drenicës Lladrovci: Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e qytetarëve me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës “Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë “Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj? Forcat izraelite pranë qendrës së qytetit të Gazës, ndërsa Hamasi thuhet se përgatitet për luftime rrugë më rrugë

Lini një Përgjigje