Kohl Kristiandemokrati Helmut Kohl: Një rrugë në Berlin me emrin e kancelarit të…

Kohl Kristiandemokrati Helmut Kohl: Një rrugë në Berlin me emrin e kancelarit të…

Pikat kryesore

Kristiandemokrati Helmut Kohl konsiderohet si arkitekti i bashkimit gjerman, por emri i tij mungon në panoramën e rrugëve të kryeqytetit. Kjo tani do të ndryshojë, me emërtimin e një rruge që do të quhet Helmut Kohl. "Do të negociojmë me lagjet e kryeqytetit me qëllim të gjejmë një rrugë apo një shesh të rëndësishëm që të mbajë emrin Helmut Kohl." Kjo fjali e thjeshtë është shkruar në një nga kapitujt e marrëveshjes së koalicionit, sepse Berlini që nga prilli 2023 qeveriset nga kristiandemokratët (CDU) dhe socialdemokratët (SPD). "Një nderim i madh për një njeri të madh" Rreth dy vjet e gjysmë më vonë kryebashkiaku që qeveris Berlinin, kristiandemokrati Kai Wegner deklaroi zyrtarisht, se ku do të nderohet në kryeqytet ish-kancelari i bashkimit në vitet 1982 deri më 1998 Helmut Kohl: në Hofjägerallee, një rrugë mjaft qendrore. "Eshtë një rrugë e madhe për një njeri të madh, të cilit i detyrohemi shumë", argumentoi Wegner, që tashmë e ka vënë në lëvizje procedurën e ndryshimit të emrit të kësaj rruge në kryeqytet. Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare konsiderohet si arkitekti i bashkimit të Gjermanisë më 3 Tetor 1990. Pa kaluar as tri javë nga rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ai prezantoi në Bundes

Lini një Përgjigje