Klosi: Debati mes Gjiknurit dhe Manjës, një episod i zakonshëm pune, jo tregues i ndonjë…

Klosi: Debati mes Gjiknurit dhe Manjës, një episod i zakonshëm pune, jo tregues i ndonjë…

Pikat kryesore

  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të mërkurë në Albania lidhur me përplasjen verbale të ndodhur mes deputetit Damian Gjiknuri dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
  • I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse ky moment sinjalizon një tension të brendshëm në partinë në pushtet, Klosi e cilësoi atë si një debat krejtësisht të natyrshëm.
  • Duke iu referuar shkëmbimit të replikave mes dy kolegëve të tij, ai theksoi se Partia Socialiste përbëhet nga individë që reflektojnë dhe gjykojnë, dhe episode të tilla nuk duhen parë si shenja krize.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të mërkurë në Albania lidhur me përplasjen verbale të ndodhur mes deputetit Damian Gjiknuri dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse ky moment sinjalizon një tension të brendshëm në partinë në pushtet, Klosi e cilësoi atë si një debat krejtësisht të natyrshëm. Duke iu referuar shkëmbimit të replikave mes dy kolegëve të tij, ai theksoi se Partia Socialiste përbëhet nga individë që reflektojnë dhe gjykojnë, dhe episode të tilla nuk duhen parë si shenja krize. “Nuk besoj se mund të konsiderohet si një tension, por si një ditë pune, ku njerëzit janë në jetën e tyre, në momente të caktuara,” u shpreh ai, duke shtuar se prania e vazhdueshme para kamerave mund ta transformojë një diskutim të zakonshëm në diçka që duket më e ashpër se sa është në të vërtetë.

Lini një Përgjigje