Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Pikat kryesore

  • Gjendet i mbytur në lumë 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
  • Ai ishte larguar nga banesa në dt.30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij.
  • Duke dyshuar se mund të ishte hedhur në lumë, pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku është gjetur i pajetë në lumin Osum 30-vjeçari David Shehaj, banues në lagjen “Çlirim”.

Sipas informacioneve, i riu ishte larguar nga banesa më 30 prill, ndërsa babai i tij kishte bërë denoncim në polici për humbjen e kontaktit me të.

Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët kishin deklaruar se e kishin parë 30-vjeçarin duke u hedhur në lumë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Repartit Ushtarak në Poshnje, nisën mëngjesin e sotëm kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Pas disa orësh operacion kërkimi, trupi i pajetë i David Shehajt u gjet në zonën e fshatit Remanicë. Më pas, ai u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe kishte precedentë penalë, pasi më herët ishte arrestuar disa herë për vjedhje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Lini një Përgjigje