Pikat kryesore
- Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
- Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga shtetasi D.
- V., në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie. Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga shtetasi D. V., në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lokalet i kishin kthyer në “fole” të lojërave të fatit/ Procedohen penalisht 4 persona, në kërkim 2 të tjerë Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit/ Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari Lokalin e kishte kthyer në “fole” të lojërave të fatit, pranga 29-vjeçarit në Tiranë