Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga…

Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga…

Pikat kryesore

  • Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore!
  • Dhjetëra kontrolle janë ushtruar në banesa dhe baza të ndryshme në kuadër të operacionit të SPAK, mëngjesin e kësaj të marte.
  • Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit teksa mësohet se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave.

Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga operacioni i SPAK, dy tenderat më problematikë. Agasi dhe Karçanaj… Dhjetëra kontrolle janë ushtruar në banesa dhe baza të ndryshme në kuadër të operacionit të SPAK, mëngjesin e kësaj të marte. Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit teksa mësohet se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave. Gazetarja Klodiana Lala tha se ka dyshime se përmes bizneseve të Merkaj janë pastruar miliona të marra nga AKSHI. Gjithashtu janë kqyrur kamera të sigurisë dhe telefonë, ku rezulton se Meçe është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet në lidhje me tenderat. Dy janë tenderët më problematik që janë hetuar, bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e Thesarit të Shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal kishte në dorë transaksionet brenda e jashtë vendit për persona shqiptarë dhe të huaj dhe biznesmenë. E dyta është për administrimin e dosjeve hetimore. Mësohet se Mirlinda Karcanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqiri. Një jaht është blere në emër të një shtetase rumune 4-vjeçare që kishte lidhje me shtetasin Ermal Beqiri. loading…

Lini një Përgjigje