Pikat kryesore
- Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (16 dhjetor) urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.
- Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Karçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për biznesmenin Ermal Beqiri është caktuar masa “arrest me burg”.
- SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (16 dhjetor) urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala. Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Karçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për biznesmenin Ermal Beqiri është caktuar masa “arrest me burg”. Masë arresti është lëshuar edhe për Ergys Agasin. Kujtojmë që Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat. Ndërsa biznesmeni Ermal Beqiri, me kompaninë e tij “Soft & Solution”, është pyetur më herët në SPAK.