Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është takuar me familjet e ushtarëve të vrarë duke luftuar për Rusinë kundër Ukrainës dhe shprehu “ngushëllimet e tij të thella”, thonë mediat shtetërore.
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur të premten, Kim u pa duke ngushëlluar familjet e pikëlluara dhe duke u paraqitur atyre portrete të të dashurve të tyre të vdekur të mbështjellë me flamurin e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut beson se Veriu ka dërguar rreth 15,000 trupa për të ndihmuar luftën e Rusisë me Ukrainën, së bashku me raketa dhe armë me rreze të gjatë veprimi.
Në këmbim, besohet se Koreja e Veriut mori ushqim, para dhe ndihmë teknike, raporton BBC.
Koreja e Veriut e pranoi rolin e saj në konfliktin e huaj vetëm në prill, duke pranuar se disa nga ushtarët e saj ishin vrarë.