KGJK përzgjedh administratorët në Gjykatën Komerciale dhe tri gjykata themelore, dështon për Supreme dhe Gjilan Në mbledhjen e 351-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është miratuar raporti i Komisionit për përzgjedhjen e administratorëve të gjykatave, duke shpallur kandidatët e suksesshëm. Sipas anëtares së Këshillit, Arjeta Sadiku, për Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore në Gjilan duhet të rishpallet konkursi, pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për rekomandim për votim në Këshill, raporton Betimi për Drejtësi . Tutje, Sadiku njoftoi se për Dhomat e Postashme të Gjykatës Supreme ka një ankesë, ndaj nuk mund të vazhdohet me përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm. Ndërkaq, për Gjykatën Komerciale kandidati i suksesshëm është Kushtrim Gashi, për Gjykatën Themelore në Prizren: Ilir Cakaj, për Pejë: Arben Haskaj dhe Qëndresë Sadrija, dhe për Ferizaj: Vjosa Hasani dhe Kadishe Shabani. Emrat e kandidatëve u vunë për votim dhe rezultuan: Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kenë mandat 4-vjeçar. Osmani: Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, la pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie KGJK përzgjedh administratorët në Gjykatën Komerciale dhe tri gjykata themelore, dështon për Supreme dhe Gjilan Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin objektiv i ushtrisë ruse KRU “Prishtina” publikon orarin me ndryshime për furnizimin me ujë të pijes përmes autobotëve KQZ: Votuesit mund të votojnë kryetarin nga një subjekt dhe asamblistin nga një subjekt tjetër
KGJK përzgjedh administratorët në Gjykatën Komerciale dhe tri gjykata themelore, dështon…