Këshilli i Europës, pro kampit të Gjadrit/ Meloni: I jep dritën jeshile modelit…

Këshilli i Europës, pro kampit të Gjadrit/ Meloni: I jep dritën jeshile modelit…

Pikat kryesore

  • Kampet e emigrantëve të Italisë në Shqipëri pranohen nga Europa.
  • Në Kisinau të Moldavisë, 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë dritën jeshile modelit të menaxhimit të flukseve migratore të paligjshme për tu menaxhuar sipas modelit të protokollit Itali-Shqipëri.
  • Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni në një reagim në platformën X, shkruan se miratimi i këtij modeli është fryt i një rruge të guximshme.

Kampet e emigrantëve të Italisë në Shqipëri pranohen nga Europa. Në Kisinau të Moldavisë, 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë dritën jeshile modelit të menaxhimit të flukseve migratore të paligjshme për tu menaxhuar sipas modelit të protokollit Itali-Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni në një reagim në platformën X, shkruan se miratimi i këtij modeli është fryt i një rruge të guximshme. Një zë i fortë pro këtij model ka qenë edhe kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen. Ndërsa më parë ky model ishte i debatuar dhe shumë i kritikuar, Meloni shton se sot është një parim i përbashkët për Europës, që i jep të drejtë Italisë dhe Shqipërsë në marrëveshjen e përbashkët që arritën në vitin 2023. Qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë arritën një marrëveshje 5-vjeçare në vitin 2023, për të ngritur dy kampe emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër për të pritur përkohësisht dhe në mënyrë të kufizuar një numër emigrantësh të paligjshëm të cilët synojnë të hyjnë në vendet e BE nëpërmjet Italisë. Tashmë kjo marrëveshje ka marrë dhe dritën jeshile nga Europa, ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar se Shqipëria pranon kampe emigrantësh vetëm për Italinë, por për askënd tjetër, dhe protokolli do të zgjasë për sa kohë kërkon vetë Italia. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ndërtimi që çoi policët në pranga/ Burime: Prona ku po ndërtohej në bregdet e Isuf Jaçajt, i vrarë në tetor 2025 “Britma” e “luanit” Vingegard/ Çiklisti danez arrin fitore vërtet spektakolare në “Giro” “Engjëlli i Vdekjes” i Aushvic/ Zvicra pritet të hapë dosjet sekrete për nazistin Josef Mengele, historianët kërkojnë transparencë

Lini një Përgjigje