Pikat kryesore
- Apeli i GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
- Pas vendimit ka reaguar vetë ish-presidenti, i cili shprehet se ‘po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit të tim’.
- Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet prej më shumë se një viti në qeli.
Apeli i GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Pas vendimit ka reaguar vetë ish-presidenti, i cili shprehet se ‘po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit të tim’. Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. “ Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër .”, deklaron Meta.