Pikat kryesore
- Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë.
- Në një njoftim, shoqata thekson se operacionin e kërkim-shpëtimit e kanë realizuar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
- “Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional”, thuhet në njoftim.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë. Në një njoftim, shoqata thekson se operacionin e kërkim-shpëtimit e kanë realizuar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional”, thuhet në njoftim. Klan Kosova.tv ka kontaktuar ShKKSh-në për rastin në fjalë, ku u pohua se operacioni i kërkim-shpëtimit ka ardhur pas kërkesës së familjes së Tabakut dhe Policisë së Kosovës. Nga kjo shoqatë theksohet se për sot i kanë ndërprerë kërkimet për shkak se në zonën ku janë duke proceduar ka mina dhe mund të paraqesë rrezik. Vëllai i tij i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij të mërkurën. “Më ka humbur vëllai, ka 3 ditë. Është më aftësi të kufizuara”, tha vëllai i Florjanit. Kushdo që ka informacione për 26-vjeçarin i cili ka humbur në kufirin mes Shqipërsë dhe Kosovës, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/23/2025 23:35 Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës 10/23/2025 23:31 Kërkimet për Florjan Tabakun kanë nisur sërish me kërkesë të familjes dhe të Policisë së Kosovës 10/23/2025 23:25 “E nënshkroi Kurti”, Haziri: Në 2019 kishim marrëveshje me LVV-në që Mustafa të bëhet president