Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore

Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kërcënuar me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi. AGK bën të ditur se policia e ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi. Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. ‘‘AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës’’, thuhet në postim. Arrestohet një person pas kërcënimit me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës. AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë. Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore KRU Prishtina njofton për telashe me furnizim për shkak të shpenzimeve enorme: Pritet të stabilizohet nesër Bastiset shtëpia e spiunes serbe nga Mitrovica që u arrestua në Kroaci, Elshani: Është gjetur sprej gëzhoja e fishekë Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore KRU Prishtina njofton për telashe me furnizim për shkak të shpenzimeve enorme: Pritet të stabilizohet nesër Milani fiton tri pikët e para të sezonit ndaj Lecces Flick merr vendim rreth të ardhmes së Christensenit

Lini një Përgjigje